Zbulohet dorëshkrimi që frymëzoi “Happy Birthday”

03/09/2015 00:00

Ajo është një nga këngët më të kënduara në të gjithë botën. Por rastësisht, drejtori i një librarie muzikore në një kolegj amerikan ka zbuluar dorëshkrimin e shekullit të 19-të, që frymëzoi “Happy Birthday” (Gëzuar ditëlindjen). Tashmë zbulimi mund t’i japë jetë një debati për të drejtën e autorit.

Bibliotekari James Procesll tashmë ka një arsye që të ketë një festë të veçantë në ditëlindjen e tij të radhës. Drejtori i librarisë muzikore të Universitetit të Louisville në Kentucky zbuloi në arkiv gjatë kësaj jave një dorëshkrim që i dha jetë këngës së ditëlindjes.

Procell tha për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se dokumenti ndodhej në një dosje që ishte arkivuar që në vitin 1950, kur zbuloi dorëshkrimin 120-vjeçar, bashkë me 30 këngë të tjera. Muzika e “Happy Birthday” është shkruar me dorë nga Mildred Hill (1859- 1916), e cila e kompozoi bashkë me motrën e saj më 1893.

Teksti origjinal shkruan “Good Morning to you”, në vend të urimit të ditëlindjes, edhe pse melodia mund të huazohet shumë lehtë. Hill ka jetuar në Louisville dhe dorëshkrimi i saj dhe dokumentet janë pjesë e koleksionit të librarisë së universitetit, edhe pse origjina e këngës së saj më të famshme nuk ishte parë prej 6 dekadash.

A duhet të këndohet falas kënga “Happy Birthday”?
Ky zbulim mund të shtojë debatet për të drejtën e autorit, vlera e së cilit është plot 2 milionë dollarë në vit. Aktualisht, këtë të drejtë të këngës “Happy Birthday” e gëzon Warner Music Group me seli në Los Angeles.

Megjithatë, një grup artistësh amerikanë të drejtuar nga një regjisorja nju jorkeze, Jennifer Nelson ka çuar në gjykatë gjigantin muzikor, pasi kërkon që kënga të mos jetë pronë e një korporate, por ajo i përket të gjithë botës.

Teksa nuk ka pagesa për këndimin e këngës “Happy Birthday” në një festë private, e drejta aplikohet për performimin në publik, apo të një subjekti tregtar.

Çështja gjyqsore bazohet mbi një pohim se rinovimi më 1963 i të drejtës së këngës së 1935 është i pavlefshëm. Muajin e kaluar, një libër me këngë i vitit 1922 përfshin edhe këtë melodi pa përmendur të drejtën e autorit, e cila potencialisht më vonë mund të zhvlerësojë pretendimet për këtë të drejtë.
Ky zbulim mund të shtojë debatet për të drejtën e autorit, vlera e së cilit është plot 2 milionë dollarë në vit. Aktualisht, këtë të drejtë të këngës “Happy Birthday” e gëzon Warnr Music Group me seli në Los Angeles.

Top Channel