Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 3 pozicione

03/09/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, të publikuar të enjten.

Është pikërisht kundërshtari ynë i radhës në eliminatoret e Euro 2016, Danimarka, ai që ka zënë vendin e 22-të, që muajin e kaluar e mbante Shqipëria, që tashmë klasifikohet në vendin e 25. Përsa u përket skuadrave të tjera të grupit tonë të eliminatoreve, Portugalia mbetet në vendin e 6, ndërsa Serbia dhe Armenia pozicionohen respektivisht në vendin e 66 dhe 83.

Nuk ka pothuajse fare ndryshime në 50 të parat e renditjes, pasi për renditjen e këtij muaji janë marrë parasysh vetëm 15 ndeshje kombëtaresh, dhe të gjitha kanë qenë miqësore.

Renditja e 10 skuadrave të para përbëhet nga Argjentina, Belgjika, Gjermania, Kolumbia, Brazili, Portugalia, Rumania, Kili, Uellsi dhe Anglia.

Top Channel