Mikeshat Hudson dhe Aniston (FOTO)

03/09/2015 00:00

Duket se Kate Hudson dhe kolegia e saj në filmin e ri, “Dita e Nënës”, Jennifer Aniston po bëhen shumë shoqe. Hudson, 36 vjeçe, ka postuar një selife me të sapomartuarën Aniston në Instagram.

“Kush është femra e mrekullueshme pas shpatullave të mia”, shkruan Hudson, duke shtuar disa hashtag mes të cilëve dhe ajo #LetsConvinceJenToGetOnInstagram (Të bindim Jennifer të regjistrohet në Instagram).

Dy aktoret e famshme duken të lumtura dhe të relaksuara teksa bëjnë pak pushim gjatë xhirimit të filmit të tyre të ri në Atalanta. Pak ditë më parë Hudson shpërndau një foto të sajin teksa lexonte skenarin dhe pinte një koktejl frutash në zonën e pritjes në aeroport.

FOTO GALERI
1/2
“Të bindim Jennifer të regjistrohet në Instagram”

Top Channel