“Behxhet Pacolli, fatsjellësi i kombëtares shqiptare”

03/09/2015 00:00

Një prej gazetave më të mëdha në Danimarkë, “BT”, një ditë përpara sfidës së kombëtares shqiptare kundër Danimarkës, i ka kushtuar një shkrim kësaj ndeshjeje.

Në fakt, kjo gazetë nuk merret me atë se çfarë do të sjellin në fushën e blertë dy kombëtaret, por përqendrohet në një personazh të njohur. Gazeta ka intervistuar biznesmenin dhe politikanin kosovar Behxhet Pacolli. Titulli i intervistës është “Fatsjellësi”.

Pacolli në këtë intervistë flet për raportet e tij me kombëtaren dhe futbollin shqiptar.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit është monumenti i gjallë i bashkimit kombëtar dhe motiv krenarie për të gjithë, veçanërisht për brezin e ri”, ka deklaruar Pacolli.

Top Channel