Lutja për Paqen, marshim masiv në Bulevardin e Tiranës

03/09/2015 00:00

Lutja për Paqen do të zhvillohet për tre ditë me radhë në Tiranë. Ceremonia e inagurimit, të dielën më 6 shtator do të zhvillohet në Pallatin e Kongresve, dhe do të kulmojë me marshimin në Bulevardin e Tiranës dy ditë më vonë.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi bëri të ditur axhendën e këtij eventi mbarëbotëror, ku pritet të vizitojnë Tiranën 4 mijë të huaj.

“Qeveria e Shqipërisë nëpërmjet komunitetit ndërkombëtar dhe përfaqësues nga shumë dikastere ka koordinuar punën për të bërë të mundur që këto ditë të jenë ditë promovimi të vlerave të qytetërimit të kombit shqiptar. Ministria e Rendit, Garda e Republikës, Policia e Shtetit ka në marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe rendin në mënyrë që kryeqyteti të mirëpresë siç duhet 4 mijë të ftuar e pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ministria e Turizmit, e Arsimit, e Pushtetit Vendor, të zgjedhurit lokal kanë marr masa të promovjonë vlerat më të mira të turizmit kulturor dhe qytetar në Shqipëri”, tha Klosi.

Të dielën ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ditën e dytë, më 7 shtator do të ketë bashkëbisedime në 11 panele të ndryshme, ku do të jepen dëshmi dhe histori të vërteta nga vendet ku ka konflikt në të gjithë botën. Ditën e tretë, më 8 tetor ministri Klosi ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e marshimit për paqen në Bulevardin e Tiranës, “për të shprehur vullnetin e qytetarëve shqiptarë se paqja do të duhet të mbizotërojë në botë”.  Ky eveniment organizohet nga komuniteti i San’t Egidios.

Top Channel