Bashkia bën thirrje për lirimin e hapësirave publike

03/09/2015 00:00

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, u ka bërë thirrje subjekteve apo individëve që kanë zënë hapësirat publike, të respektojnë vendimin e bashkisë për t’i liruar ato në mënyrë vullnetare, pasi në rast të kundërt do të ketë penalizime të rënda.

Mazniku ishte në rrugën “5 Maji” pranë Tregut Industrial, nga ku paralajmëroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të përcaktohet dhe masa e gjobës për këdo që ka zaptuar hapësirën publike.

“Do të ketë masa sistematike, në mënyrë që hapësirat publike të përdoren nga publiku. Në Këshillin Bashkiak do të kalojnë edhe masa të reja që bashkojnë gjobitjen e personave që dëmtojnë hapësirat publike, por edhe detyrimin ligjor për të dëmshpërblyer dëmin që i ka kryer hapësirës publike”, tha Mazniku.

Top Channel