Të gjithë baballarët duan djem, por gabohen

03/09/2015 00:00

Doyin Richards, mjaft i njohur për blogun e tij “Daddy do in work” për prindërimin e baballarëve shpjegon pse gabohen meshkujt që kërkojnë vetëm djem.

“Mendova se nëse do të kisha djalë, do të mund t’i mësoja të luante basketboll, boks, të loznim në baltë. Me një vajzë maksimumi do të luaja me kukulla dhe do të kufizohesha në gjëra “për femra”, thotë ai. Por ky është një gabim i madh!

Por duke treguar eksperiencën e tij, Richards, baba i dy vajzave, që dikur dëshironte shumë të kishte djalë, thotë se ato e kanë bërë një njeri më të mirë dhe më të fort.

Ja pse, sipas Richards.
Edhe vajzat luajnë basketboll
Çdo lojë fëmijësh që mendonit se mund ta luanit vetëm me djemtë tuaj, mund t’i luani edhe me vajzat, basketboll, boks, të lozësh në baltë etj. “Po, ndoshta shumë do të thonë “Seriozisht e ke?!”, por unë jam pak kokëfortë. Po, do u mësoj atyre shumë më shumë se kaq, por këto të treja e sigurtë që do i mësojnë”, shkruan Doyin.

Model referimi
Vajzat do ju shohin si një ‘model referimi’ për të gjykuar sjelljen e meshkujve të tjerë. Sigurisht çdo baba është pikë referimi për fëmijën e tij, por fatkeqësisht shumë prindër identifikohen me profesionin e tyre, inxhinier, financier etj. , dhe nuk përshkruhen kurrë si prindër apo bashkëshort. Ata nuk ndërrojnë kurrë panolinot, nuk lexojnë përralla para gjumit, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse të ulen në kolltukun e punës së tyre. Prindërit më të mirë e konsiderojnë profesionin si “diçka që bëjnë”, por nuk lejojnë që puna t’i identifikojë ata. Kur kthehen në shtëpi, luajnë me fëmijët, kënaqen dhe e shohin këtë një mënyrë shlodhjeje.

Gjërat “për femra” janë vetëm një legjendë
“Në një botë ku femrat duhen ende të luftojnë për barazi, dua që vajzave të mia tu dëgjohet zëri, në kuzhinë, në shkollë, në një sallë mbledhjesh”, thotë Richards. Harrojeni idenë idiote se që i sheh gratë si “autoritare”, “mendjelehta”, “këmbëngulëse”, vetëm sepse kanë një mendim të tyren dhe marrin një pozicion. Nuk mund të ushqehesh me gojën mbyllur.

Kam kuptuar se duhet të rriten në shoqërinë e sotme
Të themi të vërtetën: femrat e erja sot duhet të përballen me një sërë pengesash, stresi i të bërit qejfin të tjerëve, “presioni” seksual, pamja fizike, shtatzënitë e hershme, rreziku i përdhunimit etj. Këto më dekurajojnë. Nuk mund t’i mbroj nga gjithë këto fenomene, por mund t’i siguroj me burimet e nevojshme, si nëpërmjet librave apo jetës së përditshme, që t’ia dalin mbanë në botën ku jetojnë.

“Për ta përfunduar…Po, jam i sigurtë se do të isha njësoj i lumtur nëse do të kisha pasur djem, por ka diçka të veçantë në lidhjen mes babait dhe vajzës, diçka që nuk mund të shpjegohet. Dhe që nuk do ta ndryshoja për asgjë në botë”, përfundon Richards.

Doyin Richards është një shkrimtar, anëtar i skuadrës së prindërimit “Today”, bashkëpunëtor i AskMen, Huffington Post, Babble, GMP dhe HLN. Por mbi të gjitha është baba i dy vajzave të mrekullueshme.

Top Channel