Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

03/09/2015 00:00

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e planifikuar të niste në orën 17:00, ka nisur me 50 minuta vonesë dhe shkak për këtë është bërë debati mes këshilltarëve të djathtë dhe kreut të Këshillit lidhur me lejimin e mediave për të qenë prezente në sallë, edhe pse mbledhja transmetohej drejtpërdrejtë me anë të një regjie qendrore.

Por edhe pas kalimit të këtij ngërçi, nuk ishte e thënë që mbledhja e radhës, ku kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte paraqitur projekt për rritjen e gjobave ndaj ndotësve dhe dëmtuesve të mjedisit, të vazhdonte normalisht.

Vetëm 20 minuta pas nisjes së mbledhës, është ndërprerë energjia elektrike në godinen e Bashkisë së Tiranës, çka ka çuar dhe në ndërprerjen e mbledhjes për mëse 30 minuta.

Pas rikthimit të energjisë, mbledhja e Këshillit Bashkiak vijoi sërish, ku me interes pritet pika e 4 e rendit të ditës, pikë të cilën kryebashkiaku Veliaj e paraqiti në fillim të mbledhjes dhe që menjëherë hasi në kundërshtimin dhe debatet e forta të këshilltarëve të djathtë.

Top Channel