SHBA, burg për një zyrtare. Iu refuzonte lejet për martesë çifteve homoseksuale

03/09/2015 20:25

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar që një zyrtare e Kentucky-t të shkojë në burg, pasi ajo në mënyrë të përsëritur ka refuzuar lejen për martesë çifteve homoseksuale.

Kim Davis, një zyrtare e zgjedhur në Rowan, është shprehur se besimi i saj i krishterë nuk e kishte lejuar që ajo të firmoste lejet.

Gjykata Supreme e SHBA-ve mori vendim që martesat mes seksit të njëjtë të bëhen të ligjshme. Për këtë arsye, Davis tani po përballet me akuza për mospërfillje të urdhërit të gjykatës.

Gjykatësi ka thënë se nuk kishte alternativ tjetër, përpos se ta dërgonte në burg zyrtaren. Ai ka urdhëruar të gjithë zëvendësit e Davis që të lëshojnë lejet për martesa për çiftet homoseksuale, ndryshe do të përballen me gjoba ose dënime me burg.

Para gjykatës ku po mbahej seanca, dy grupe të ndryshme ishin mbeldhur në përkrahje të të  dyja palëve. Madje Davis, po mbështetet edhe nga disa kandidatë për President të SHBA-vë nga radhët e republikanëve.

Top Channel