Harry Styles goditet në fytyre me kanaçe nga një fans (VIDEO)

04/09/2015 04:37

Gjatë një koncerti në Filadelfia këtë javë, Harry Styles ka pësuar një tjetër incident pasi një fans e ka goditur atë me një kanaçe në fytyrë.

21-vjeçari dhe grupi i tij ishin thuajse afër fundit të koncertit, në momentin që Harry është goditur, i cili menjëherë ka reaguar për dhimbjen e shkaktuar.

Në një video të publikuar, ylli shihet teksa zmbrapset pasi goditet në fytyrë, duke ecur në skenë me duart në fytyrën e tij.

Top Channel