Mirësevini në Dongguan, kryeqytetin e seksit!

04/09/2015 09:15

Prej vitesh kompanitë e mëdha ndërkombëtare, sidomos ato të teknologjisë janë në kërkim të krahut të lirë të punës, që përgjithësisht e kanë gjetur në Kinë.

Ndërtimi i tyre është pozicionuar në jug-lindje të vendit të madh aziatik si gjetje për të patu afër portet dhe tregjet e tjera të mëdha të Azisë.

Ky përqendrim fabrikash është më i madh në provincën Guangdong, sidomos në qytetin Dongguan. Këtu ka edhe Apple fabrikën e saj më të madhe të prodhimit të aparaturave inteligjente. Këto fabrika, përveç zhvillimit ekonomik kanë sjellë edhe një ndryshim të madh demografik, jo vetëm në sasi, por edhe në përbërje.

Për shkak të politikave të kompanive, që kanë prirje të punësojnë femra me besimin se meshkujt janë më pak të sigurtë në këtë sektor, Dongguan-i ka marrë nofkën e “qytetit të seksit”.

Ata pak meshkuj vendas apo të tjerë që kanë mundur të sigurojnë një punë në këtë qytet, zakonisht kanë nga dy-tre të dashura ndihmuar hendeku mes dy gjinive.

Shumë femra janë pajtuar me realitetin dhe pranojnë të shoqërohen me të njëjtin mashkull edhe në dijeni të njëra-tjetrës.

“Këtu është më e lehtë të gjesh një të dashur sesa një punë”, thotë një i ri që fati i ka buzëqeshur, jo vetëm me të dashurat, por edhe me një vend pune të mirë në këtë qytet.

Dongguani është një përjashtim për Kinën. Në vendin më të madh në botë sa i përket numrit të popullsisë, meshkujt janë miliona më shumë falë politikës së “një fëmije” të ndjekur prej vitesh nga autoritetet vendase.

Top Channel