Qeni dembel fiton betejën me “mikun grindavec”

04/09/2015 10:25

“Zgjedh gjithmonë një person dembel për të kryer një punë të vështirë, sepse dembeli do të gjejë gjithmonë rrugën më të lehtë për ta kryer atë”.

Kështu ka deklaruar dikur Bill Gates dhe ky është rasti i betejës mes dy qenve në parkun Godlen Gate Dog në San Françisko.

Dy qentë përfshihen në një betejë se kujt i takon lodra e tyre. Ata kanë kapur që të dy me dhëmbë lodrën. Njëri zgjedh të qëndrojë në këmbë, ndërsa tjetri, që është më dembel rri shtrirë duke shpërfillur “kërcënimet” e të parit.

Në fund, beteja fitohet nga qeni që zgjedh të qëndrojë i shtrirë.

Top Channel