Reçipetat që zmadhojnë gjoksin

04/09/2015 10:40

Një 30-vjeçar serb pretendon se ka krijuar “mekanizmin” e duhur që zmadhon gjoksin e femrave pa qenë nevoja për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Milan Milic prezantoi në Shtetet e Bashkuara “reçipetat me vibrim”. Ai thotë se këto reçipeta zmadhojnë, ngrenë dhe afrojnë më shumë me njëra-tjetrën gjokset e femrës.

Sipas 30-vjeçarit për të patur dhe parë rezultatet konkrete, mjafton përdorimi i këtyre reçipetave për 7 ditë.

Personi i parë që ka testuar këtë pajisje është e dashura e 30-vjeçarit, Jelena Sabiç. Ajo shprehet tejet e kënaqur me rezultatin duke u shprehur se në pak kohë fitoi madhësinë që dëshironte.

“Jemi akoma në proces testimi. Prototipi i parë i reçipetave përqendrohej vetëm tek zmadhimi, por pas punës kërkimore, nuk flitet më vetëm për zmadhimin, por edhe për ngritjen dhe ngushtimin e distancës mes gjokseve”, thotë Milan Milic.

Shpikja e 30-vjeçarit serb po debatohet gjerësisht në SHBA. Nëse testimet janë pozitive, ai shpreson që me anë të këtyre reçipetave të ndihmojë miliona femra në botë që duan të kenë gjoks më të madh dhe më estetik.

Top Channel