Çmimi i Madh i Italisë në Formula 1, ja detajet e pistës

04/09/2015 11:25

E ndërtuar që në vitin 1922, “Autodromo Nazionale Monza”, ka përfaqësuar gjithnjë çmimin e Madh të Italisë në kampionatin botëror të Formula 1(përjashtuar vitin 1980, kur u mbajt në Imola). Kjo është një nga pistat legjendare të kampionatëve botërorë të Formula 1 dhe njihet si një nga pistat më të shpejta të kalendarit, me një shpejtësi mesatare të garës 250 km/h, si edhe shpejtësi maksimale rreth 340 km/h.

Piloti që ka fituar më shumë gara në këtë pistë është Michael Schumacher me 5 të tilla, përkatësisht më 1996, 1998, 2000, 2003, 2006, ndërkohë që si skuadër Ferrari mban rekordin me 19 gara. Interesante është fakti, se 4 herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, ka fituar të parën garë në karrierën tij pikërisht në Monza në vitin 2008, në timonin e një Toro Rosso.

SFIDA E SIGURISË

Shpejtësia mesatare shumë e lartë (250km/h), shpejtësia maksimale(338 km/h) dhe për më tepër se 70% e xhiros me gazin hapur, e bën këtë pistë shumë të luftuar, veçanërisht për gomat, motorin dhe fizikun e pilotit.

ZGJIDHJET E SIGURISË

Shpejtësia ekstreme dhe forca e rëndesës kërkojnë një koordinim perfekt midis aerodinakimës dhe ftohjes së frenave. Programet e avancuara të simulimit llogaritin në mënyrë perfekte set-up, për të mbajtur makinën në trajktore në kthesat me shpejtësi të madhe.

PIKAT KRITIKE

1. Frenat

Kthesa e parë pas startit kërkon një interpret shumë të mirë të frenimit, me një kthesë dyshe djathtas-majtas, ku shumë prej makinave nuk gjejnë trajektoren e duhur, si edhe momentin më të mirë për të frenuar.

2. Kthesat e shpejta

Të dyja kthesat Lesmo janë shumë të ndërlikuara. Në dalje të kthesës së dytë mund të dalësh nga trajektorja në momentin e hapjesë së gazit, ndaj kërkon një interpretim shumë të kujdesshëm.

TË DHËNA PËR PISTËN
   
Gjatësia e pistës –   5.793km
Xhiro në garë       –     53
Distanca e garës   – 306.72km
Pole position          –  Niset në të majtë
Xhiro rekord në garë  –  1’21.046 (Rubens Barrichello, 2004)
Xhiro më e shpejtë   – 1’19.525 (Juan Pablo Montoya, 2004, qualifying one)
Shpejtësia maksimale  –  337kph (209.402 mph)
Përdorimi i DRS         –   1. Vija e finishit/2. Kthesa Ascari
Distanca nga vija e drejtë te kthesa e pare  –  638 m
Hapja e gazit         –   76 përqind
Forca e rëndesës  – E ulët
Ndërrimi marshave për xhiro  –  51
Mundësia për makinën e sigurisë  –  23%
Shpejtësia maksimale  –  338 km/h
Konsumi karburantit për xhiro  –  1.82kg
Numri i parakalimeve në 2014  –  34
Gomat – zgjedhja e pare          –  Medium (E ndërmjetme – vijë e bardhë)
Gomat – zgjedhja alternative   –  Soft (e butë – vijë e verdhë)

Të shtunën zhvillohen provat zyrtare për pole position në këtë garë, ndërsa të dielën në orën 14:00 zhvillohet gara që transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

FOTO GALERI
1/2
Pista Autodromo Nazionale Monza

Top Channel