Çfarë duhet të kenë në çantë femrat?

04/09/2015 11:20

Një ditë pune merr një tjetër kuptim, kur në fund të saj pini diçka me mikeshat më të mira. Por shpesh, hiqni dorë nga këto takime, pasi nuk jeni bërë gati para se të dilnit. Të qënit social, në fakt, nuk duhet të lihet mënjanë për shkak të pjesës së moralit dhe mirëqënies të secilit prej nesh.

Ato më dinaket organizohen, duke marr me vete një çantë “inteligjente”. Nuk është e thënë se duhet të ngarkoheni që në mëngjes, por ja se çfarë nuk duhet t’ju mungojë:

Pecetat e pastrimit dhe hidratimit
Orët e gjata të punës sigurisht që nuk i japin shkëlqim lëkurës dhe sy të shlodhur. Por duhet vetëm pak për të rifituar freskinë e mëngjesit. Pecetat e pastrimit dhe hidratimit janë idelane, pasi pastrojnë dhe hidratojnë lëkurën. Dhe pak ujë termal do ju ndihmonte shumë.

Buzëkuqi
Është e panevojshme të zgjedhës të bësh një make up të plotë për rrugën nga zyra në lokal. Do të ishte një stres i madh dhe humbje kohe, dhe për më tepër nuk do t’ju jepte një rezultat të mirë për shkak të nxitimit. Është shumë më mirë të zgjidhni një pikë referimi, por perfekt për shprehjen e fytyrës dhe stilin tuaj. Buzëkuqi është aleati më i mirë për të “ndryshuar fytyrën” në pak sekonda. Këshillohet të jetë i shndritshëm, gjtihmonë duke marrë parasysh tonin e lëkurës.

Flokët, revolucioni në një çast
Flokët inkuadrojnë fytyrën dhe një krehje ndryshe mund të ndryshojë humorin e zyrës me shpirtin e mbrëmjes me miqtë. Nëse në punë flokët i mbani të kapura, kur dilni mund t’i lëshoni dhe të vendosni një shirit shumëngjyrësh, apo të përdorni një nga ato kapset me gurë që do ju shkonte shumë.

Një veshje në përmasën e çantës
Kur del me miqtë direkt nga zyra sigurisht që nuk ke kohë të bësh dush dhe të vishesh, por një ndryshim i veshjes do të ishte mënyra më e lehtë. Por si? Mbani në çantë një veshje praktike, por dhe elegante, që nuk ka nevojë për hekurosja dhe nuk zhubroset. Duhet t’i kushtoni një vëmendje të veçantë këpucëve, t’i zgjidhni të përshtatshme si për zyrë edhe për mbrëmjen me mikeshat.

Top Channel