Alarmi i Pentagonit: Kriza e refugjatëve do të zgjasë 20 vjet

04/09/2015 12:12

Kriza e emigrantëve dhe refugjatëve nga Siria dhe Afrika e Veriut drejt Europës, “është një emergjencë shumë e madhe, dhe një krizë reale”. Kësht është shprehur gjenerai Martin Dempsey, shefi i Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe një nga zyrtarët më të lartë të Pentagonit.

Në një intervistë ekskluzive për ABC amerikane, Dempsey thotë se është i “shqetësuar” dhe ka theksuar se nevojë e reagimit të mbarë botës, “si reagim i një anshëm ashtu edhe me aleatët”.

Kjo që po ndodh për gjeneralin është një “problem brezash”, duke marrë masate duhura për të përballuar krizën për të paktën 20 vjet.

Lidhur me foton dramatike të fëmijës sirian tre vjecar, i cili u gjet i pajetë në brigjet e Turqisë, Dempsey thotë se ajo foto “ka të njëjtin efekt si ajo e 1995, të sulmit me predha në sheshin e tregut në Sarajevë, që shtyu NATO-n të ndërhyjë në Bosnje”. Pra, ajo shtyu komunitetin ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje me një emergjencë dramatike.

Top Channel