Shtohet përdorimi i antidepresivëve tek të rinjtë

04/09/2015 12:10

Mjekët psikiatër vënë alarmin për rritje të frikshme të përdorimit të  antidepresivëve tek të rinjtë e moshës 20 vjeç.

Xanaxi kryeson klasën e medikamenteve më të përdorur nga kjo grupmoshë, por jo vetëm. Ky mpirës ankthi në ditët e sotme ka mbërthyer shumë njerëz të cilët nga varësia e krijuar e konsumojne më shpesh se një karamele.

Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, thotë se për herë të parë këtë verë është rritur ndjeshëm edhe numri i rasteve me çrregullime mendore, ndonëse periudha ngacmuese për këto probleme i takon pranverës dhe vjeshtës.

Ndonëse vitet e fundit kultura e vizitave tek psikiatri apo psikologu është rritur përsëri ka shumë njerëz që marrin përsipër të bëjnë specialistin, duke agravuar më shumë shëndetin e tyre mendor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet mendore janë shtuar shumë dhe deri në 2030 do të jenë të parat në listën e sëmundshmërisë.

Top Channel