Lushnje, rikonstruksion shkollave në prag të sezonit të ri mësimor

04/09/2015 12:35

Të gjitha objektet arsimore në Bashkinë e re të Lushnjes po i nënshtrohen punimeve. Në fakt, ndërmarrja e pasurisë publike ka mëse një muaj që e ka nisur punët, me qëllim përfundimin e tyre përpara fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas kryetarit të bashkisë, Fatos Tushe, punimet kanë përfshirë suvatime të pjesshme, izolime tarracash, lyerje, instalimet elektrike dhe hidraulike, deri tek plotësimi me bazën akomoduese.

Sipas tij, këto punime po kryhen me ritme të kënaqshme dhe investimet kanë përfunduar në shumicën e shkollave dhe kopshteve.

“Këto investime ishin cilësuar si më emergjentet. Janë rreth 50 godina arsimore nën administrimin e Bashkisë së re të Lushnjes që i janë nënshtruar investimeve të pjesshme për të qenë gati më 14 shtator, me fillimin e vitit të ri mësimor 2015-2016”, ka thënë Tushe.

Në projektet e aferta të Bashkisë së Lushnjes përfshihen edhe rikonstruksione totale të disa shkollave të mëdha në qytet.

Top Channel