Kontrolli i tepërt mbi fëmijët u shkakton dëme psikologjike afatgjatë

04/09/2015 12:37

Prindërit që kanë kontroll të tepruar tek fëmijët e tyre mund t’u shkaktojnë atyre dëmtime psikologjike afatgjata, sipas një studimi të kryer në grupin e njerëzve nga viti 1940 deri në ditët e sotme.

Studiuesit kanë gjetur në të dhënat e tyre se personat të cilëve prindërit u kanë ndërhyrë në jetën private në fëmijërëinë e tyre janë të predispozuar të kenë një nivel më të ulët lumturie, dhe një mirëqënie të përgjithshme gjatë adoleshencës, dhe më pas në moshën 30, 40 apo 60 vjeç.

Në të kundërt, fëmijët prindërit e të cilëve ishin më pak të kujdesshëm, janë më dashamirsë, i përgjigjen nevojave të tyre dhe janë më të lumtur kur rriten.

“Kontrolli psikologjik kufizon pavarësinë e fëmijës dhe i bën ata janë më pak të aftë të rregullojnë sjelljen e tyre”, thotë doktoresha Mai Stafford, i Këshillit të Kërkimeve Mjekësore.

Por, Dr. Stafford thotë se studimi nuk ka si qëllim të fajësojë prindërit.

“Prindërit janë mjaft të rëndësishëm për mirëqënien mendore të brezit të ardhshëm. Rregullat për të reduktuar presionin ekonomik, dhe çdo lloj tjetër presioni tek prindërit, i ndihmojnë ata për një marrëdhënie më të mirë me fëmijët”, vijon doktoresha.

Cila është teoria? Stilet e prindërimit
Prindër i ngadaltë: i lejon fëmijët të ecin me ritmin e tyre, me kontrolle të vogla mbi atë që fëmijët kanë interes apo kur e bëjnë diçka.

Prindërimi helikopter: ka marrë këtë emër nga një sërë cilësish të nënave dhe baballarëve, ndryshe nga “prindëri i ngadaltë”. ajo karakterizohet nga një përfshirje e ngushtë në interesat dhe hobet e fëmijës. Termi është përdorur për herë të parë në vitet ’60, për të përshkruar prindërit që hartojnë një listë të aktiviteteve pas shkolle.

Mamaja tigër: e ka origjinën që në 2011, në librin e autores amerikano-kineze, Amy Chua, mbi kontrollin rigoroz të nënave mbi rezultatet dhe notat e arritura nga fëmija.

Top Channel