Pa zhurmë, pa bujë, vetëm me makinën e tij të zakonshme dhe shoferin, Papa Francesku ndalet para një dyqani optike në Romë. Por edhe pse qëndroi vetëm pak minuta, shumë njerëz kuriozë u mblodhën të shihnin Atin e Shenjtë.

Sapo ka hyrë në dyqanin në rrugën “Via del Babuino” në Romë, Papa u prit nga vetë pronari i tij, Alessandro Spiezia, të cilit i tha: “Nuk më duhet skelet i ri, më duhen vetëm xhamat. Nuk dua të shpenzoj”.

Më pas i është afruar Spiezia dhe i tha në vesh: “Mos harro, Alessandro, më lejoni të paguaj atë që duhet”, ka rrëfyer vetë pronari i dyqanit.

Top Channel