Tatimet, takim sensibilizues me biznesin në Elbasan

04/09/2015 13:20

Zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë Rajonale të Elbasanit kanë zhvilluar këtë të premte një takim me biznesin e këtij qyteti, i cili ka patur për qëllim sensibilizimin për ligjërimin e aktiviteteve.

Gjatë fjalës së tij, nëndrejtori i Tatimeve, Flobenc Dilaveri e ka vënë theksin tek domosdoshmëria për ndryshimin e konceptit të të bërit biznes dhe të pagesës së detyrimeve ndaj shtetit. Ai është shprehur se, informaliteti luhatet të shifrat 30-50 për qind.

Në këtë takim ka qenë e pranishme dhe drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila diskutimin me komunitetin e biznesit të Elbasanit ka zgjodhur ta bëjë pa praninë e mediave.

Top Channel