Korçë, zjarret shkatërrojnë 10 hektarë pyje

04/09/2015 14:00

Mbi 10 hektarë pisha dhe bimësi tjetër është shkrumbuar nga flakët që kanë shpërthyer në masivet pyjore në Selenicë dhe Shemtirë të Korçës.

Vatrat e zjarri janë aktive prej më shumë se 24 orë dhe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen për vënien e flakëve nën kontroll.

Për këtë forcat e zjarrfikëses së Korçës kanë bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri pasi flakët rrezikojnë të shkaktojnë dëme akoma më të mëdha në natyrë.

Top Channel