KLSH kallëzon në Prokurori kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe zyrtarë të tjerë

04/09/2015 14:10

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Prokurori kallëzim për kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie. Pas auditit në këtë bashki, KLSH ka konstatuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve me fondet publike, me një dëm ekonomik në vlerën 33 milionë lekë.

KLSH ka depozituar dy kallëzime penale për Kryetarin e bashkisë dhe 10 drejtues e punonjës të kësaj bashkie, 2 drejtorë, 2 ish-drejtorë, dhe 3 punonjës sektori në akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Në total, bazuar në shkeljet e konstatuara në këtë auditim, KLSH ka rekomanduar dhënien e masave të ndryshme disiplinore dhe administrative, për 56 punonjës të Bashkisë Kavajë, si “Largim nga shërbimi Civil”, “Zgjidhje e Kontratës së Punës”, “Mbajte deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë 6, deri në 12 muaj”, “Vërejtje deri në largim nga shërbimi civil”, “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, nga të cilat në 10 raste masat e rekomanduara janë për Drejtues të Nivelit të Lartë dhe në 5 raste për Drejtues të Nivelit të Mesëm/Përgjegjës.

Top Channel