Lushnje, testohen infermierët e spitalit

04/09/2015 14:10

Infermierët e Lushnjes i janë nënshtruar të premten testimit, sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Janë 117 infermierë, të cilët të ndarë në grupe u testuan për rreth një orë secili grup. Kjo mënyrë organizimi u bë për shkak të moslënies së spitalit pa infermierë në pune, thotë kryeinfermierja.

Për infermierët, të cilët mbaruan testimin ai ishte shumë i thjeshtë dhe i domosdoshëm. 20 minuta kohë u është dashur pothuajse çdo infermieri që ta përfundonte testin.

Testimi në Lushnje u organizua në baze të grafikut për spitalet e vogla bashkiake, pasi një javë më parë përfundoi testimi në spitalet rajonale.

Top Channel