Kuptimi i vërtetë i këngës “Macarena”, hitit të vitit ‘94

04/09/2015 15:20

Shumë prej nesh kanë kërcyer nën ritmet e këngës dhe kërcimit të “Macarena”, këngës së famshme të Los del Rios. Madje si këngë ritmike ajo është përdorur në festa të ndryshme, dasma etj. Por kur të mësoni kuptimin e tekstit të këngës, ndoshta do të mendoni se nuk është shumë e përshtatshme kjo këngë për festa.

Në një video të publikuar në internet në versionin anglisht të këngës, “Macarena” nuk ka qënë një version i përshtatshëm kërcimi.

Ja përkthimi në shqip i tekstit origjinal të “Macarena”:
Jepi gëzim trupit tënd, Macarena
Pasi trupi jot është bërë për gëzim dhe gjëra të bukura

Jepi gëzim trupit tënd, Macarena.
Hey Macarena!

Macarena ka një të fejuar me mbiemër…
Me mbiemër Vitorino
E teksa ai po betohej në ushtri
Ajo po e bënte me dy shokë.
.…

Macarena ëndërron El Corte Inglés*
(*qendra më e madhe e shitjeve në Spanjë)
Dhe ble veshjet më moderne
Ajo dëshiron të jetojë në Nju Jork
Dhe të joshë një të dashur të ri…aaay!

Në fakt, kënga flet për një vajzë që quhet Macarena dhe që tradhëton të dashurin e saj me dy miq, ndërsa ai u thirr në ushtri. A është kjo zbavitëse për të gjithë familjen? Jo shumë. Në videon e publikuar janë fëmijët e viteve ’90 të cilët habiten kur kuptojnë tekstin e vërtetë të këngës.

Top Channel