Bulqizë, tryezë pune për sigurinë në miniera

04/09/2015 15:50

Pas aksidentit të para pak ditëve në një nga galeritë e braktisura në Selishtë të Dibrës, ku dy të rinj humbën jetën duke nxjerrë krom, Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave pranë Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë ka organizuar një takim me përfaqësuesit e bizneseve të kromit që veprojnë në zonën Bulqizë-Bater-Martanesh.

Në këtë takim, drejtori i RISHM-së, Rrapush Tola deklaroi se përmirësimi i kushteve të sigurisë në miniera dhe zbatimi i masave të sigurisë në to është i një nevoje jetike.

“Ky debat që po zhvillojmë ka për qëllim të nxjerrim në pah të metat dhe dobësitë edhe në punen tuaj ëdhe në atë të RISHM-it, në mënyrë që të përmirësojmë kushtet e punës dhe të rrisim përgjegjësitë tona të përbashkëta”, tha Tola duke iu drejtuar bizneseve.

Pas fjalës së hapjes, takimi ka vijuar pa praninë e mediave.

Top Channel