4 rekorde Guinness për Jose Mourinho

04/09/2015 00:00

Jose Mourinho hyn në Librin e Rekordeve Guinnes. Trajneri i Chelsea tashmë ka marrë certifikatat që e vendosin emrin e tij në librin e famshëm të rekordeve për vitin 2016.  Portugezi ka vendosur 4 rekorde për të merituar një vlerësim të tillë.

Rekord pikësh në një sezon të Premier League (95), numri më i ulët i golave i pësuar në një sezon në Premier League (15), numri më i lartë i ndeshjeve pa humbje në shtëpi (77) dhe trajneri më i ri që ka arritur 100 ndeshje në Ligën e Kampioneve (49 vjeç e 12 ditë).

“Është diçka e bukur marrja e këtyre çmimeve. Këto certifikata do t’i vendos në zyrën time. Është shumë argëtuese, nuk e kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të isha në Librin Guinnes. Këto vlerësime janë për diçka që e kam bërë në të kaluarën. Është fantastike padyshim, por për mua ajo që ka më shumë rëndësi është se çfarë do të arrij në të ardhmen”, tha Mourinho.

Top Channel