Mr. Bean mbush 25 vjeç, si feston Atkinson (FOTO)

04/09/2015 16:20

Një surprizë për rrugët e Londrës dhe sheshin para Pallatit Buckingham, për Rowan Atkinson. Aktori i jashtëzakonshëm anglez ka festuar kështu 25-vjetorin e krijimit të personazhit më të famshëm të viteve ’90, Mr. Bean.

Ishte në fakt viti 1990 kur personazhi i interpretuar nga Atkinson doli në televizor. I shoqëruar me arrushin e tij gjithmonë të pranishëm, Teddy, me makinën e tij të paharrueshme ngjyrë bizele, Mini Cooper, ka habitur të gjithë turistët por dhe londinezët. Parakalimi i tij është shoqëruar me të qeshura por edhe keqardhje, pasi nuk pati më aventura të reja të Mr. Bean.

FOTO GALERI
1/6
Bashkë me makinën e famshme dhe Teddy e tij, Atkinson shëtiti në rrugët e Londrës

Top Channel