F1, Hamilton i lë pas të gjithë në provat e lira të Monzës

04/09/2015 00:00

E premtja e provave të lira të Çmimit të Madh të Italisë u dominua tërësisht nga makinat Mercedes, të cilat i lanë pas të gjithë kundërshtarët edhe në sesionin e dytë.

Më i shpejti u tregua Lewis Hamilton, i cili e ndali kronometrin në 1’24”279 dhe la pas shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg me 2 të qindtat. Në vend të tretë Sebastian Vettel me Ferrari.

Pas “Kokëkuqes” renditen dy makinat Force India: Perez i katërti, ndërsa Hulkenberg i pesti. Në vend të gjashtë Kimi Raikkonen, i cili ishte më shumë se një sekondë nga Hamilton.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga Grosjean e Maldonado me Lotus dhe Bottas e Massa me Williams.

Top Channel