Tom Hardy, së shpejti baba

04/09/2015 00:00

Tom Hardy dhe bashkëshortja e tij Charlotte Riley janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Aktori 37-vjeçar dhe partnerja e tij janë shfaqur në premierën e filmit “Legend”, në Odeon Leicester Square me 30 gusht, dhe Charlotte gabimisht zbuloi barkun e saj të rrumbullakët duke tërhequr kështu vëmendjen.

Charlotte ka treguar barkun e veshur me një fustan të gjatë të ngushtë, ndërkohë që ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë ndarë për asnjë moment gjatë kalimit në tapetin e kuq.

Top Channel