Rafa Nadal i jep lamtumirën turneut US Open

05/09/2015 00:00

Rafael Nadal është eliminuar në raundin e tretë të US Open, Grand Slam-it të fundit sezonal. Tenisti spanjoll u mund nga italiani Fabio Fognini në 5 sete.

Pasi kishte fituar 2 setet e para me rezultatin 6-3 dhe 6-4, Nadal humbi 3 të tjerët me rezultatin 4-6, 3-6 dhe 4-6, në një ndeshje që zgjati më shumë se 4 orë.

Tashmë, për një vend në çerekfinale, Fognini do të përballet me spanjollin Feliciano Lopez, i cili mundi kanadezin Milos Raonic në tre sete.

Ndërkohë, numri 1 i botës, Novak Djokovic, kaloi italianin Andreas Seppi me rezultatin 6-3, 7-5 dhe 7-5.

Top Channel