Dëmtim i rëndë për Fekir në miqësoren Portugali-Francë
05/09/2015 00:00
Nabil Fekir ka thyer ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë gjatë ndeshjes miqësore mes Portugalisë dhe Francës.
Mesfushori me origjinë algjeriane i kombëtares franceze pësoi këtë dëmtim të rëndë në minutën e 13 të takimit që u zhvillua në stadiumin Jose Alvalade të Lisbonës.
Stafi mjekësor i Francës ka konfirmuar dëmtimin dhe mendohet se 22-vjeçari do të qëndrojë tashmë rreth 6 muaj larg fushave.
Top Channel