Rama: Askush nuk është mbi ligjin, aq më pak deputeti!

05/09/2015 13:15

Kryeministri Edi Rama zgjodhi rrjetin social Twitter për të reaguar ndaj arrestimit të deputetit socialist Armando Prenga, i cili u përfshi në një përleshje në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona.

“Askush nuk është mbi ligjin, aq më pak deputeti! Ngjarja e Laçit kërkon ndëshkim të plotë ligjor. Koha e të paprekshmëve ka ikur bashkë me Saliun”, shkroi kryeministri.

Top Channel