Tiranë, automjeti përplas motorin; dyshohet për një të vdekur

05/09/2015 17:00

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.

Nga impakti i fortë mes dy mjeteve lëvizese dyshohet për një të vdekur, i cili ka gjasa të jetë drejtuesi i motorit.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se aksidenti automobilistik ka ndodhur në zonën e Shkozës.

Top Channel