SHBA-të, të shqetësuara për lëvizjet ushtarake të Rusisë në Siri

06/09/2015 08:40

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë të ditur homologut të tij rus gjatë së shtunës se, Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara në lidhje me raportet që flasin për një grumbullim masiv ushtarak të Moskës në Siri, lëvizje kjo e parë gjerësisht me synimin për të forcuar radhët e Presidentit Bashar al-Assad.

Autoritetet amerikane gjatë gjurmuar “hapa shqetësuese përgatitore”, përfshi këtu transportin e njësive parafabrikate të banimit për qindra njerëz në një fushë aeroplanësh në Siri, gjë që mund të sinjalizojë edhe gatishmërinë e Rusisë për të dërguar atje asete të kapacitetit të rëndë ushtarak atje, tha një zyrtar i lartë amerikan për “Reuters”.

Zyrtari, i cili ka dashur të ruajë anonimitetin, tha se synimet e sakta të Moskës mbeten ende të paqarta, por se Kerry i ka telefonuar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të mos lënë dyshime mbi pozicionin e Amerikës.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit u bëri jehonë mediave, që sugjerojnë “një përgatitje ushtarake të pashmangshme dhe të zgjeruar të Rusisë”.

“Kryediplomati e bëri të qartë se, nëse raporte të tilla janë të vërteta, këto veprime mund të përshkallëzojnë edhe më tej konfliktin, do të çojn ëmë shumë humbje jetësh të pafajshme, do të rrisë fluksin e refugjatëve dhe do të rrezikojë mbi të gjitha konfrontime me koalicionin kundër Shtetit Islamik që operon në Siri”, bëri të ditur DASH.

Veprimet e Rusisë mund të sinjalizojnë gjithashtu një përpjekje të intensifikuar në mbështetje të Assadit, një aleat i përhershëm i Rusisë, i cili ka parë t’i ikë nga kontrolli një pjesë e mirë e territorit të Sirisë, pas thuajse më shumë se 4 vitesh luftë civile.

Top Channel