Sam Smith nuk do të këndojë për filmin e James Bond

06/09/2015 10:50

Sam Smith përfundimisht nuk do të këndojë për kolonën zanore të filmit “Spectre”.

Këngëtari është këshilluar të jetë ai muzikanti për filmin e ardhshëm të agjentit 007, por ai nuk ka pranuar dhe ka thënë se nuk do të jetë ai.

Në një intervistë të dhënë për “BBC Radio 2”, ku ai është pyetur nëse po punon me muzikën e këtij filmi, ai ka thënë: “Nuk jam unë, përfundimisht jo. Kam akoma shumë gjëra për të bërë, kam turneun në Australi dhe po pres me padurim t’i mbaroj këto dhe të kthehem në Londër, në shtëpinë time dhe të kaloj kohë me miqtë e mi”.

Top Channel