Njihuni me sozinë e Angelina Jolie

06/09/2015 11:00

Ngjashmëria e saj e madhe me Angelina Jolie ka bërë që të shkruhen qindra artikuj nëpër gazeta. Bëhet fjalë për një studente skoceze 24-vjeçare, Chelsea Marr, e cila edhe pse e bukur, ka hequr dorë nga modelingu për të punuar si menaxhere në një kompani gazi në Aberdin.

Ngjashmëria e saj me yllin hollivuadin 40-vjeçar ka “çmendur” rrjetet sociale. Ajo numëron mbi 56.000 ndjekës në Instagram, me qindra komente dhe pëlqime në fotot e saj.

Miqtë e përshkruajnë atë si një tip të turpshëm dhe në një postim të bërë, ajo ka treguar se është thjesht një vajzë normale që fatmirësisht ngjason me Jolie.

“Jam shumë e lumtur që më krahasojnë me të mrekullueshmen Angelina Jolie”, shkruan në një postim 24-vjeçarja.

Ajo ka treguar se njëherë i është ofruar një vend pune si modele, por nuk ka pranuar duke qënë se është e shkurtër dhe do të përfundonte duke shkatërruar fustanet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel