Miley Cyrus përfshihet në një aksident me makinë

06/09/2015 11:10

Miley Cyrus është përfshirë në një aksident me makinë ditën e enjtë në West Hollywood, vetëm pak ditë pasi drejtoi “MTV Video Music Awards”, më 30 shtator.

Burimet raportojnë se këngëtarja e famshme nuk ka qenë e vetme në momentin e aksidentit, por ka qenë e shoqëruar nga këngëtari Cody Simpson, ish i dashuri i modeles Gigi Hadid.

Cyrus dhe Simpson kanë qenë në një klub nate dhe në përfundim të festës së tyre, ata kanë lajmëruar makinën që t’i merrte. Në momentin që makina e tyre po ecte mbrapsht, një tjetër makinë po lëvizte njëkohësisht duke shkaktuar kështu përplasjen.

Nuk raportohet asnjë i lënduar në kë incident përveçse dëmeve materiale.

Top Channel