Prrenjas, aksident me pasojë vdekjen e kalimtarit. Ndalohet drejtuesi

06/09/2015 11:10

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesditën e së dielës në aksin kombëtar që lidh Prrenjasin me Librazhdin nga njëri krah dhe me Pogradecin nga krahu tjetër.

Kalimtari i identifikuar si Muhamet Halili, 53 vjeç, u përplas nga mjeti tip fuoristradë Jeep, i drejtuar nga shtetasi H.N., 68 vjeç, banues në Librazh, i cili u ndalua menjëherë nga policia e pranishme në vendngjarje.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia po punon për zbardhjen e tyre dhe për të përcaktuar nëse ishte shpejtësia e lartë me mjetit dhe pamundësia për të frenuar në kohë, apo një përpjekje e nxituar e kalimtarit për të kaluar rrugën kombëtare.

Top Channel