Depp: I vrava qentë e mi dhe pastaj i hëngra

06/09/2015 11:40

Incidenti për futjen e qenve të tij në mënyrë të paligjshme në Australi pushtoi faqet e para të gazetave, por duket se Johnny Depp ka parë anën komike të këtij debati publik, pasi ai ka deklaruar se i ka vrarë qentë dhe më pas i ka ngrënë ata.

Në një konferencë për shtyp të dhënë për filmin e tij të ri “Black Mass”, aktori 52-vjeçar ka treguar se ai ka vepruar sipas urdhrave të disa burrave nga Australia.

Ai ka bërë këtë shaka të hidhur në momentin që është pyetur nëse i kishte marrë qentë e tij në shëtitjen me gondola në Venecia për festivalin e filmit.

Top Channel