Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në orët e para të mengjesit të së dielës, njoftoi se është zhvilluar një operacion në tregun informal të duhanit, ngritur në sheshin pranë kryqezimit të Cërrikut dhe si rezultat i kontrollit të ushtruar u sekuestruan dhe konfiskuan rreth 740 kilogramë duhan i grirë, i ambalazhuar në qese plastike, gati për shitje.

Mësohet se tregtarët që kishin nxjerrë për shitje sasinë e duhanit të sekuestruar janë fermerë, kryesisht nga Qarku i Elbasanit.

Sasia më e madhe e duhanit të grirë u braktis nga fermerët tregtarë në momentin që mbërritën grupet e kontrollit dhe kryen veprimet për konfiskimin e mallit.

Top Channel