Më mirë pensionist sesa në punë

06/09/2015 15:35

Të dalësh në pension të bën më mirë për shëndetin sesa të jesh në punë. Të paktën kështu thotë një studim i prezantuar në Kongresin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Europian.

Ky studim provon se pensioni është shumë herë më i mirë për gjendjen mendore të njerëzve sesa në stadin kur ata janë në punë. Kjo për arsyen se koha e tyre është e lirë dhe gjithçka i dedikohet kujdesit për veten.

Po ashtu, studimi tregon se kur dilni në pension, kontakti me mjekun është më i shpeshtë; Mesatarisht gjumi shtohet me 40 minuta në ditë; Ushtrimet fizike zënë 10% të ditës dhe gjendja mendore është më pak e rënduar.

Përparësitë e daljes në pension vihen më shumë re tek personat që gjithë jetën e tyre kanë patur punë fizike.

E mbi të gjitha pensioni i mban akoma më të gjallë sepse stili i jetesës bëhet më aktiv, ata do te merren një orë më shumë me leximin, një orë më shumë duke shëtitur, duke rregulluar lulet apo duke u kujdesur për nipërit dhe mbesat e tyre.

Gjithashtu, mosha e tretë e redukton duhanin me 6%, pasi më së shumti frika për të mbajtur shëndetin nën kontroll, i privon ata nga cigarja apo alkooli.

Top Channel