FIA mund t’i heqë fitoren Hamiltonit

06/09/2015 16:40

Renditja përfundimtare e Çmimit të Madh të Italisë nuk është ende zyrtare. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) po heton Mercedesin e Lewis Hamilton (fituesit të garës) për shkak të presionit të gomave të tij.

Goma e pasme majtas kishte një presion pak më të ulët se ai që sugjeron Pirelli dhe tashmë pritet vendimi i FIA-s.

Nëse Hamilton skualifikohet, fitorja do të shkojë për Sebastian Vettel.

Top Channel