Ndërtimet pa leje, policia: 6 të arrestuar në një javë, 42 ndiqen në gjendje të lirë

06/09/2015 16:55

Policia e Shtetit bën bilancin e aksionit javor dhe masat e marra kundër paligjshmërisë. Sipas policisë, gjatë kësaj jave janë evidentuar në të gjithë vendin 52 raste të ndërtimeve pa leje.

“Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 52 autorë, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë”, njofton policia.

Gjithashtu bëhet e ditur se 42 nga këta persona ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë.

Top Channel