US Open, Djokovic kalon në çerekfinale

07/09/2015 00:00

Novak Djokovic ka mundur spanjollin Roberto Bautista Agut dhe e sheh veten tashmë në çerekfinalet e US Open. Numri 1 i botës fitoi në 4 sete, me rezultatin 6-3, 4-6, 6-4 dhe 6-3, në 3 orë e 3 minuta lojë.

Më parë, ishte kroati Marin Cilic dhe francezi Jo Wilfred-Tsonga ata që ishin kualifikuar në çerekfinalet e Grand Slam-it të fundit sezonal. Pasi mundën respektivisht francezët Jeremy Chardy dhe Benoit Paire, këta dy tenistë do të ndeshen me njëri-tjetrin të martën për një vend në gjysmëfinale.

Ndërkohë, për femra, Serena Williams dhe Venus Williams arritën të kalonin përtej raundit të katërt dhe në çerekfinale do të vihen përballë njëra-tjetrës.

Top Channel