Vlorë, asgjësohen 1890 rrënjë kanabis sativa

07/09/2015 09:55

Policia e Vlorës ka asgjësuar 1890 rrënjë kanabis sativa në fshatin Treblovë.

Sipas informacioneve zyrtare, droga ishte mbjellë në 25 parcela, në vendin e quajtur “Përroi i Musarajve”. Ato ishin të lartësisë 30- 180 cm.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëvë narkotike.

Top Channel