Vlorë, dy në pranga për akte të shëmtuara ndaj të miturve

07/09/2015 12:55

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për akte të shëmtuara ndaj minorenëve. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Bashkim Ferati, 39 vjeç, dhe Maksim Durmishi, 71 vjeç.

39-vjeçari Ferati ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me një 6-vjeçar, në vendin e quajtur “Ish Fabrika e Tullave” në qytetin bregdetar. Ndërsa 71-vjeçari Durmishi ka ngacmuar seksualisht minorenen me iniciale Xh. Gj., 13 vjeç banuese e këtij qyteti.

Ndërkaq, krahas tyre është vënë në pranga dhe 23-vjeçari Aleksandros Vasili, nga Vlora. Ai ka marrë në automjetin e tij shtetasen S. H, 24 vjeçe, duke e çuar në fshatin Kaninë, ku dhe ka ushtruar dhunë fizike për motive xhelozie.

Top Channel