Malësi e Madhe, shpërthim në magazinat bosh; pronari akuzon deputetin Sterkaj

07/09/2015 13:20

Një sasi eksplozivi që dyshohet të jetë e llojit tritol ka shpërthyer në disa magazina që ishin të boshatisura në fshatin Vrakë të Malsis së Madhe, pranë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Eksplozivi është vendosur në dy qepenat e kësaj magazine, duke shkaktuar për fat të mirë vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse mendohet të jetë vendosur në orët e para të mëngjesit dhe është diktuar nga pronari i objketit paraditen e sotme, kur ai ka shkuar tek magazinat.

Objketi në fjalë është pronë e shtetasit Asim Burgaja, i cili në një komunikim me mediat është shprehur se nuk ka asnjë konflikt pronësie dhe se ky veprim ka si prapavijë politike deputetin Paulin Sterkaj, për t’u hakmarrë pas zgjedhjeve vendore.

Ndërkohë, policia pasi ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për identifikim dhe kapjen e autorëve.

Top Channel