PD: Dënojmë me forcë sulmin kriminal ndaj Burgajt

07/09/2015 13:25

Partia Demokratike ka dënuar “me forcë sulmin kriminal ndaj qytetarit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike në Gruemirë, Arsim Burgaj”.

“Prona e Burgajt është shkatërruar me tritol nga një sulm me motive politike, prapa të cilit qëndron deputeti socialist Paulin Sterkaj, i cili ka pasur dhe ka garancinë e Edi Ramës për të gjithë sulmet që kryen në Malësi të Madhe ndaj kundërshtarëve politikë”, lexohet në deklaratën e Selisë Blu.

“Burgaj ishte angazhuar në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore, dhe ishte në listën e deputetit Sterkaj për t’u goditur. Siç goditi me armë kreun e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Po ky person, ky bandit me imunitetin e Edi Ramës, që nuk u ndëshkua për krimin e parë që bëri në zgjedhjet vendore, ka sërish dorë në sulmet dhe goditjet e mbështetësve të Partisë Demokratike”, shtohet në deklaratë.

Top Channel