Basha publikon hartën: Situata reale e shpërndarjes së hashashit në vend

07/09/2015 14:55

Kryetari i Partisë Demokratike publikoi në Facebook, një hartë që sipas tij tregon situatën reale të shpërndarjes se hashashit në vend. Zoti Basha thote se harta e kultivimit të drogës është sipas raporteve zyrtare të policisë, por nuk sqaron se për cilat raporte bën fjalë.

Edhe ish kryeministri Berisha postoi të njëjtën hartë në Facebook, në përpjekje për të treguar ndryshimin mes qeverisë së tij dhe asaj të kryeministrit Rama në luftën kundër drogës. Sipas zotit Berisha kjo është Shqipëria kanabiste ose siç e quan ndryshe ai “Kolumbia në mes të Europës, e drejtuar nga Edi Rama”.

Top Channel